Mandzukic rikthehet në Serie A

  • S.A /
  • 06 July 2020 - 16:29
Mandzukic rikthehet në Serie A

Aventura e Mario Mandzukic në Katar ka zgjatur vetëm 6 muaj me sulmuesin kroat i cili ka zgjidhur me konsensus kontratën me Al-Duhail.

34-vjeçari ballkanas nuk u përshtat dot me temperaturat e larta në Katar teksa me Al Duhail që pas transferimit të tij në janar me parametër zero u aktivizua në total në 7 takime dhe shënoi vetëm një gol në Champions Leaguen aziatike.

Tashmë Mandzukic është një lojtar i lirë në treg dhe dëshira e tij është të rikthehet në Serie A. Sipas Tuttosport është Verona skuadra që synon ta risjellë në kampionatin italian bomberin kroat me bashkëkombasin e tij Ivan Juric që ka marë situatën në dorë për të bindur Mandzukic të transferohet te Hellas.

Me shitjet e Rrahmanit te Napoli dhe Amrabat te Fiorentina por edhe milionat që do të sjellë largimi i Kumbullës, Verona e ka kapacitetin për të mbuluar pagën e lartë të kroatit.

Ndërkohë një tjetër skuadër italiane që interesohet për shërbimet  bomberit kroat është Benevento e Simone Inzaghit që ka siguruar zyrtarisht ngjitjen në Serie A.

(Kosova Sot Online )