Klubit amerikan i dalin 11 raste me Covid-19, tërhiqet nga gara

  • S.A /
  • 07 July 2020 - 09:30
Klubit amerikan i dalin 11 raste me Covid-19, tërhiqet nga gara

FC Dallas është tërhequr nga turneu MLS is Back, që do të nisë këtë javë, pasi dhjetë lojtarë dhe një anëtar i stafit dolën pozitivë për virusin Covid-19.

Tre lojtarë të tjerë nga dy klube të tjera gjithashtu dolën pozitivë prej gjithsej 557 lojtarëve që janë grumbulluar për momentin në Orlando të Floridas.

Ky turne, që është planifikuar të zhvillohet në kompleksin Walt DisneyWorld mes 8 korrikut dhe 11 gushtit, do ta shënojë rinisjen e futbollit në SHBA, pas ndërprerjes në mars shkaku i përhapjes së koronavirusit.

“Major League Soccer lajmëron se sot FC Dallas është tërhequr nga turneu MLS is Back, pasi dhjetë lojtari dhe një anëtar i stafit teknik i dolën pozitivë për Covid-19”, thuhet në deklaratën e ligës amerikane.

“Këto teste pozitive ndodhën sapo arritën klubet në këtë kompleks ose brenda pak ditësh pas ardhjes së tyre”.

“Ky vendim u mor duke e vlerësuar interesin më të mirë për shëndetin e të gjithë lojtarëve dhe stafit që po merr pjesë në këtë turne dhe është në përputhshmëri me protokollet e arritura me autoritetet lokale dhe kombëtare shëndetësore dhe ekspertët infektivë”.

(Kosova Sot Online )