Napoli bëhet gati ta shesë Koulibalyn

  • A.P /
  • 07 korrik 2020 - 14:49
Napoli bëhet gati ta shesë Koulibalyn

Gazeta britanike The Telegraph raporton se Napoli po përgatitet për shitur qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly në Premierligë gjatë afatit kalimtar të verës, me shpresën që do të mundë t’i kthejë paratë në klub që do të shpenzohen për sulmuesin e Lille, Victor Osimhen.

Vistor Osimhen ka qenë në Itali për ta diskutuar një transferim të mundshëm në Sao Paolo këtë verë dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, planifikon t’i kthejë sa më shpejt në klub 80 milionë eurot që mund të detyrohet t’i shpenzojë për sulmuesin nigerian.

Gazetat italiane kanë sugjeruar se Napoli është afër të arrijë marrëveshje me Lille për transferimin e Osimhen gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, ndërsa raportohet se edhe vetë futbollisti tani e dëshiron këtë transferim.

Manchester Unitedi dhe Manchester City më herët kishin shprehur interesim për Koulibalyn, përderisa The Athletic raporton se Citizens madje kanë bërë ofertë prej 80 milionë eurosh për senegalezin 29-vjeçar.

Megjithatë, gara për transferimin e tij nuk ka marrë fund, pasi që Manchester Unitedi vazhdon të jetë i interesuar, ndërsa edhe Liverpooli është përmendur disa herë si njëri ndër opsionet e mbrojtësit të Napolit.

Koulibaly ka qenë njëri ndër lojtarët më të kërkuar në afatet e fundit kalimtare për pozitën e mbrojtësit, ndërsa më herët është raportuar edhe për interesim të Paris Saint-Germainit për senegalezin, i cili i ka bërë rreth 19 paraqitje në këtë sezon të Serisë A. 

(Kosova Sot Online)