Juventusi në epërsi kundër Milanit, me një gol të jashtëzakonshëm

  • E.K /
  • 07 July 2020 - 23:25
 Juventusi në epërsi kundër Milanit, me një gol të jashtëzakonshëm

Juventusi ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Milanit, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në San Siro.

Adrien Rabiot shënoi për 1:0 për Juventusin në minutën e 47-të.

Mesfushori francez  e kaloi pothuajse tërë fushën dhe disa futbollistë të Milanit para se ta mposhte Gigi Donnarumman me një goditje të fuqishme nga 18 metra.

Ky ishte goli i tij i parë për Juventusin në Serie A.

(Kosova Sot Online)