Kombëtarja e Italisë publikon orarin, tetë ndeshje këtë vit

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 11:32
Kombëtarja e Italisë publikon orarin, tetë ndeshje këtë vit

Italia do t’i luajë tetë ndeshje gjatë muajve të ardhshëm të vitit 2020. Në mesin e këtyre ndeshjeve do të jenë gjashtë të Ligës së Kombeve dhe dy ndeshje miqësore.

Federata e Futbollit e Italisë e publikoi orarin e ndeshjeve të ekipit kombëtar të mërkurën. Në këtë orar vijnë disa ndryshime nga orari që ishte planifikuar më parë, shkaku i komplikimeve që i ka sjellë koronavirus.

Italia do të luajë për herë të parë pas ndërprerjes së futbollit më 4 shtator, kur do ta nisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve me ndeshjen kundër Bosnjës.

Edhe shtatë ndeshje të tjera do të zhvillohet përgjatë tri ndërprerjeve për ndeshjet e Kombëtareve. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 20:45.

4 shtator, 2020: Italia v Bosnja (Liga e Kombeve)

7 shtator, 2020: Holanda v Italia (Liga e Kombeve)

7 tetor, 2020: Italia v Moldavia (Miqësore)

11 tetor, 2020: Polonia v Italia (Liga e Kombeve)

14 tetor, 2020: Italia v Holanda (Liga e Kombeve)

11 nëntor, 2020: Italia v Estonia (Miqësore)

15 nëntor, 2020: Italia v Polonia (Liga e Kombeve)

18 nëntor, 2020: Bosnja v Italia (Liga e Kombeve)

(Kosova Sot Online)