Eric Dier zyrtarisht suspendohet për katër ndeshje dhe gjobë për sulmin ndaj tifozit në tribuna

  • S.A /
  • 08 July 2020 - 12:50
Eric Dier zyrtarisht suspendohet për katër ndeshje dhe gjobë për sulmin ndaj tifozit në tribuna

Para se futbolli të ndërpritej nga coronavirusi në mesin e muajit mars, Eric Dier e kishte gjetur vetën në telashe.

Anglezi nuk e kishte pritur mirë eliminimin e Tottenham Hotsupurit nga Norwich City në FA Cup, e më pas kishte ndodhur e papritura.Një tifoz kishte filluar t’i fyente vëllain që e kishte në stadium, Dier menjëherë kishte shkuar t’i qëronte hesapet me tifozin.

Për këtë veprim të pamenduar mirë, lojtari i skuadrës londineze është ndëshkuar.

Federata e Anglisë ka marr vendim që Dier të suspendohet për katër ndeshje dhe është gjobitur me 40 mijë euro.

Lojtari kishte bërë me dije edhe më herët për incidentin që ndodhi katër muaj më parë se mund të ndëshkohet, mirëpo duhej të reagonte ndaj atyre fyerjeve.

(Kosova Sot Online )