Rashica shitet vetëm për një ofertë të kënaqshme

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 13:14
Rashica shitet vetëm për një ofertë të kënaqshme

Pasi mbeti në Bundesligë, Werder Bremeni i kërkon 25 deri në 30 milionë euro për kartonin e yllit kosovar, të cilin më së shumti e pëlqen Leipzigu

Werder Bremeni është i gatshëm ta shesë Milot Rashicën.

Këtë e ka thënë edhe drejtori sportiv i klubit gjerman, Franck Baumann.

“Nëse një klub shpreh interesim specifik, do të ulemi dhe do ta gjejmë një zgjidhje”, kishte thënë ai.

Mirëpo, klubi gjerman tash është trimëruar pasi e siguroi mbetjen në Bundesligë, shkruan tabloidi gjerman “Bild”.

Werderi i kërkon së paku 30 milionë euro për yllin kosovar, i cili ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2022.

Interesimin më serioz për 24 vjeçarin e ka shfaqur Leipzigu, përcjell Gazeta Express.

Mirëpo, ky klub shpresonte që Werderi do të binte nga liga dhe në këtë mënyrë do të mund ta blinte Rashicën për 15 milionë euro.

(Kosova Sot Online)