Zidane: Hazardi luan të premten, Vinicius po e pret rezultatin e testit për Covid-19

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 15:11
Zidane: Hazardi luan të premten, Vinicius po e pret rezultatin e testit për Covid-19

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar se Eden Hazard do të jetë në dispozicionin e tij për ndeshjen e së premtes kundër Alavesit, ndërsa sulmuesi tjetër Vinicius Junior është në pritje të rezultatit të testit për koronavirus.

Lideri i La Ligës Real Madridi e pret Alavesin në stadiumin Alfredo Di Stefano të premten në orën 22:00, me synim për ta kthyer epërsinë prej katër pikëve ndaj rivalit në garë për titull, Barcelonës.

Duke folur në një konferencë për media para kësaj ndeshje të enjten, Zidane po ashtu konfirmoi se Marcelo e ka pësuar një lëndim.

“Zidane i ka ndier disa shqetësime, të cilat nuk kanë të bëjnë me lëndimin e mëhershëm”, tha Zidane.

“Ai është stërvitur me neve normalisht dhe shpresoj se ai do të mundë të luajë në këto katër ndeshjet e mbetura dhe pastaj edhe në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.

“Ai dëshiron të jetë me neve, nuk ka frikë se do t’i përsëritët lëndimi. Ai dëshiron ta ndihmojë ekipin dhe do të jetë me neve nesër”, nënvizoi ai.


(Kosova Sot Online)