Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin shqiptar, gati ta blejnë përfundimisht Ante Rebicin

  • S.A /
  • 09 July 2020 - 17:41
Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin shqiptar, gati ta blejnë përfundimisht Ante Rebicin

Milani është duke kërkuar me çdo kusht ta blejë përfundimisht sulmuesin kroat Ante Rebic.

Sulmuesi kroat iu bashkua Milanit si huazim nga Eintracht Frankfurt, ndërsa në anën e kundërt shkoi Andre Silva.

Forma e mirë e treguar këtë sezon, ka bërë që drejtuesit e Milanit të kërkojnë blerjen përfundimtare të kroatit i cili është bërë lojtari kyç për Rossonerët.

Ante Rebic. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Drejtuesit e gjigantit italian tanimë janë takuar me agjentin shqiptar të Rebic, Fali Ramadanin për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Football Italia ka raportuar se gjatë ditës së sotme Rossonerët janë takuar me Ramadanin për të diskutuar të ardhmen e Rebic.

Milan ka një marrëveshje me Frankfurt që mund ta aktivizojnë klauzolën për blerjen e Rebic për 25 milionë euro.

Megjithatë tani drejtuesit e klubit italian duan të diskutojnë për detajet financiare të Rebic me agjentin e tij.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje zyrtare me Milanin duke shënuar 14 gola e duke asistuar në tre të tjerë.

(Kosova Sot Online )