Ibrahimovic pret të largohet nga Milani

  • S.A /
  • 10 July 2020 - 09:08
Ibrahimovic pret të largohet nga Milani

Sulmuesi suedez mund të largohet nga “Rossoneri” në fund të sezonit nëse situata në klub nuk ndryshon

Zlatan Ibrahimovic dyshon se do të qëndrojë tek Milani edhe sezonin e ardhshëm. Sulmuesi suedez nuk e ka ndërmend të qëndrojë në San Siro mbi të gjitha nëse situata nuk ndryshon.

38 vjeçari po ashtu insiston se as ai e as ky klub nuk e meritojnë të luajnë në Europa League.

Ibra ishte rikthye si lojtar i lirë gjatë janarit në Milan, ku e kishte fituar “Scudetton” në vitin 2011.

Ai i realizoi 6 gola deri tash që nga rikthimi i tij duke e ndihmuar ekipin Kuqezi të ngritet në tabelë dhe të luftojë për t’u kualifikuar në Europa League.

Ish-përfaqësuesi suedez ka mbetur i zhgënjyer mbi të gjitha pas largimit të zyrtarëve të lartë, Zvonimir Boban dhe Paulo Maldini.

(Kosova Sot Online )