Fernandes e barazon Ronaldon

  • E.K /
  • 10 July 2020 - 20:36
 Fernandes e barazon Ronaldon

Bruno Fernandes është bërë futbollisti i parë i Manchester United që kur është larguar Cristiano Ronaldo që e fiton një pas një çmimin e Lojtarit të Muajit të Premierligës.

Fernandes gjithashtu është shpërblyer edhe për golin më të bukur në fitoren 3-0 kundër Brighton.

Fernandes e kishte fituar çmimin edhe në shkurt, dhe meqë asnjë lojtarë nuk u zgjedh në mars shkaku i COVID-19, ai fitoi tani që i bie dy herë radhazi.

Bashkëkombasi i tij, Ronaldo, e kishte arritur këtë në nëntor dhe dhjetor në sezonin 2006/07, kur për herë të parë fitoi edhe çmimin e lojtarit më të mirë në Premierligë.

Lojtari i fundit që e ka fituar këtë çmim dy herë radhazi jashtë United ka qenë Mohamed Salah, kur shënoi tetë gola në shtatë ndeshje për Liverpoolin mes marsit dhe prillit.

Fernandes është bërë shtyllë në mesfushën e ekipit të Solskjaer, që kur u transferua në Olf Trafford në afatin kalimtar të janarit nga Sporting Lisbona.

(Kosova Sot Online)