Renditen top 50 boksierët më të mirë në histori – mungojnë emra si Joshua, Fury e Wilder

  • S.A /
  • 11 July 2020 - 15:19
Renditen top 50 boksierët më të mirë në histori – mungojnë emra si Joshua, Fury e Wilder

Sugar Ray Robinson është emëruar si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave në një listë të përbërë me 50 emra.

Magazina e boksit’ The Pugilist’ ka përpiluar një listë me 50 boksierë, duke i renditur ata në bazë të arriturave gjatë karrierës së tyre.

Ray Robinson është në vendin e parë, ndërsa pas tij vije legjenda tjetër Muhammad Ali.

Manny Pacquiao është në vendin e 11-të dhe i vetmi boksierë aktiv që renditet më së larti, me Floyd Mayweather që gjendet i 39-ti.

Emra si Anthony Joshua, Mike Tyson e Deontay Wilder nuk janë fare në listë, mirëpo në të ardhmen kjo gjë mund të ndryshojë.

Nëse AJ ose The Gypsy King arrin të shpallen kampion i unifikuar në peshat e rënda në boks, atëherë mund të futen së paku në top dhjetëshe.

(Kosova sot Online )