Igli Tare: S’ka arsyetime, por kemi shumë mungesa në skuadër

  • E.K /
  • 11 korrik 2020 - 20:12
 Igli Tare: S’ka arsyetime, por kemi shumë mungesa në skuadër

Drejtori sportiv i Lazios nga Shqipëria, Igli Tare, s’ka pranuar të premtojë se klubi do të investojë për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, përkundër që tani ka mbetur prapa në garën për titull me Juventusin dhe ka mungesa të shumta shkaku i lëndimeve dhe suspendimeve në skuadër.

Pas triumfit në Kupën e Italisë, Lazio shpresonte të dilte fitimtar edhe nga një betejë tjetër me Juventusin – atë në Serie A, ku dy skuadrat i ndante vetëm një pikë.

Megjithatë, Lazio nuk ka arritur të qëndrojë në një hap me Juventusin në garën për titullin e kampionit të Italisë dhe tani ka mbetur prapa për shtatë pikë.

Por, Tare thotë se Lazio do të duhet fillimisht ta vlerësojë rrjedhën e këtij sezonit dhe nuk pranoi të thotë se do të ketë përforcime, kur u pyet për këtë gjë.

“Kemi ende kohë deri në fund të këtij sezoni dhe bëhet fjalë për edhe shumë pikë deri në fund. Detyra jonë është ta japim maksimumin nga vetja deri në fund”, ka thënë Tare, në një intervistë të dhënë për Sky Sport Italia.

“Kush mund ta kishte parashikuar një pandemi? Edhe në ndeshjet e para pas rinisjes së sezonit, njerëzit thonin se Lazio e ka një skuadër të madhe. Por, kur të vijë koha, ne do të ulemi dhe trajnerin dhe presidentin dhe ta vlerësojmë të gjithë sezonit”.

“Siç e thashë edhe më parë, ne luajtëm tmerrshëm kundër Lecces dhe do të duhej të kishim fituar, kështu që nuk mund të arsyetohemi. Por, kur të mungojnë 14 lojtarë për shkak të lëndimeve dhe suspendimeve, nuk mund ta japësh 100 përqindëshin kur luan çdo tre ditë”

(Kosova Sot Online)