Bayerni përgatitet për revolucion në mesfushë, gati ofertat për dy mesfushorët francezë

  • S.A /
  • 13 July 2020 - 09:16
Bayerni përgatitet për revolucion në mesfushë, gati ofertat për dy mesfushorët francezë

Bayern Munich pritet të ndryshojë shumë për edicionin e ardhshëm. Kampioni i Gjermanisë do të bëjë revolucion në skuadër ku reparti i mesfushës pritet të ndryshojë më së shumti. Thiago Alcantara, Javi Martinez dhe Corentin Tolisso janë tre emrat e parë që do të largohen nga bavarezët. Bayern tanimë kanë nënshkruar me talentin francez Tanguy Kouassi nga PSG, por edhe dy prurje të reja priten në repartin e mesfushës.

Mediat franceze dhe ato gjermane kanë raportuar se Bayern është duke përgatitur dy oferta për mesfushorët francezë Tanguy Ndombele i Tottenham Hotspur dhe Tiemoue Bakayoko i Chelseat, që edicionin e kaluar ishte i huazuar te Monaco. Sa i përket Ndombeles, Bayern po e kërkon francezin si huazim nga Spurs, por me mundësi blerje në verën e vitit 2021. Bayern është gati ta paguajë pagën e plotë të tij, ndërsa duan opsionin e blerjes prej 50 milionë euro. Lojtari tjetër që kërkohet nga Bayern, Bakayoko nuk është në planet e Chelseat dhe bavarezët e kanë më të lehtë angazhimin e tij.

Për Bakayokon, Bayern ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurove, ofertë që pritet ta kënaq gjigantin anglez për ta lënë të lirë lojtarin.

(Kosova Sot Online )