Vritet me armë zjarri vëllai i yllit të Premierligës

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 11:55
Vritet me armë zjarri vëllai i yllit të Premierligës

Vëllai i yllit të Tottenhamit Serge Aurier, Christopher, është vrarë me armë zjarri në orën 5 të mëngjesit të sotëm në Francë. Vrasësi është në arrati.

Christopher Aurier ishte vetëm 26-vjeçar dhe u plagos rëndë me armë zjarri pranë një klubi nate në Toulouse dhe vdiq në spital pak orë më vonë, sipas Le Point dhe Europe 1.

Banorët e Toulouse e gjetën atë të shtrirë në tokë me plagë në stomak dhe e lajmëruan policinë.

Vëllai i viktimës, Serge, luajti në fitoren e Tottenhamit 2:1 kundër Arsenalit në derbin e Londrës veriore pak orë më herët.

Autoritetet franceze e kanë nisur një hetim ndaj rastit, ndërsa dorasi është ende në arrati pasi kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Edhe Christopher ishte futbollist dhe luante për Toulouse Rodeo në kategorinë e pestë të futbollit francez.

(Kosova Sot Online)