Dramë në Inter

  • G.G /
  • 13 July 2020 - 13:41
Dramë në Inter

Një raport me shkrim për gabimet e bëra nga menaxhmenti i Interit i është dërguar gabimisht drejtorëve të klubit në vend se t’i dërgohej preisdentit Steven Zhang, raportojnë mediat italiane.

Gazeta e përditshme Corriere dello Sport shkruan se raporti vlerësues për strategjitë e gabuara të menaxhmentit verën e kaluar përfundoi gabimisht në zyrat e tyre, pavarësisht se adresa e vetme ku duhej të dërgohej ishte presidenti i klubit.

Presidenti i pranoi një letër me një varg gabimesh që ishin bërë verën e kaluar nga menaxhmenti i klubit, të cilat nuk u atribuoheshin trajnerit Antonio Conte.

Thuhet se raporti përmban edhe një listë me emrat e futbollistëve që klubi dëshiron t’i blejë në verë.

Por, presidenti Zhang tani duhet të merret me një dramë të padëshiruar, sepse ai nuk është i vetmi që e ka pranuar raportin që duhej ta lexonte vetëm ai.

Raporti përfundoi edhe në zyrat e atyre që ishin përgjegjës për gabimet e zikaltërve. 

(Kosova Sot Online)