Bale tallet sërish me Real Madridin nga stoli

  • S.A /
  • 14 July 2020 - 09:51
Bale tallet sërish me Real Madridin nga stoli

Gareth Bale është kapur nga kamerat televizive duke u tallur sërish me Real Madridin, përderisa ishte i ulur në bankën rezervë për ndeshjen e së hënës kundër Granadas.

Uellsiani i bëri shumë tifozë të qeshin dhe i zemëroi shumë tifozë të Real Madridit në fundjavë, kur e pësoi maskën kundër koronavirusit për t’i mbuluar sytë dhe për ta bërë një sy gjumë, teksa ishin ulur në stol gjatë ndeshjes kundër Alaves. 30-vjeçari tani po gjen mënyra të reja për ta argëtuar veten në stolin e Real Madridit dhe të hënën ai e gjeti një mënyrë të re – e shikoi ndeshjen përmes “dylbive” të bëra me duar.

(Kosova Sot Online )