Objektivi i Cityt tash është zgjatja e kontratës së Guardiolas

  • S.A /
  • 14 July 2020 - 10:26
Objektivi i Cityt tash është zgjatja e kontratës së Guardiolas

Manchester City do të përpiqet ta bindë Pep Guardiolan që të nënshkruajë kontratë afatgjate në Etihad Stadium, pas shfuqizimit të ndalesës për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

UEFA e kishte suspenduar klubin anglez me dy vite mospjesëmarrje në garën më të madhe evropiane për klube, si pasojë e shkeljes së rregullave financiare, mirëpo mëngjesin e të hënës Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi në favor të Citizens duke hequr pezullimin.

Pas këtij vendimi, City do të vazhdojë të shpenzojë në përforcimin e kontratës, ndërkohë që – sipas The Mirror – do t’i ofrojë kontratë të re Guardiolas.

Strategu spanjoll tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, nga e cila përfiton 20 milionë funte në sezon (22 milionë euro), ndërsa klubi është i interesuar ta mbajë më gjatë.Sportsmail raporton se kryetari i Cityt, Khaldoon Al-Mubarak, është duke u angazhuar që Guardiola ta nënshkruajë kontratën e re.

(Kosova Sot Online )