Gjyqtari anësor grushton futbollistin rus gjatë ndeshjes

  • S.A /
  • 14 July 2020 - 15:29
Gjyqtari anësor grushton futbollistin rus gjatë ndeshjes

Ndeshja mes Sakhalinets dhe Legions, klube që garojnë në ligën ruse PFL, është bërë virale në rrjete sociale për shkak të një veprimi të gjyqtarit anësor. Gjyqtari anësor ka humbur kontrollin, ndoshta pasi ka marrë ndonjë fjalë të tepërt nga një prej lojtarëve.

Imazhet që po bëjnë xhiron e internetit tregojnë qartë sesi, në një moment proteste mes lojtarëve  dhe anësorit, ky i fundit humb durimin dhe godet me një grusht lojtarin.

(Kosova Sot Online )