Bale kritikohet ashpër për sjelljen e tij: S’ka respekt për Real Madridin

  • S.A /
  • 16 July 2020 - 09:09
Bale kritikohet ashpër për sjelljen e tij: S’ka respekt për Real Madridin

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, e ka kritikuar ashpër Gareth Bale të Real Madridit për sjelljen e tij në kryeqytetin spanjoll, duke thënë se ai ka treguar mungesë respekti ndaj klubit dhe ka qenë joprofesionist.

Gareth Bale nuk po gjen dot vend në formacionin e parë të Real Madridit. Uellsiani i ka regjistruar vetëm 100 minuta lojë në këtë sezon të La Ligës që kur është kthyer futbolli pas pauzës tremujore shkaku i përhapjes së koronavirusit.Katër-herë fituesi i Ligës së Kampionëve nxiti reagime të shumta kur u kap nga kamerat televizive me maskën e vendosur mbi dy, para se të kthehej dhe t’u qeshte bashkëlojtarëve të tij që ishin të ulur në stol gjatë fitores 2:0 kundër Deportivo Alavesit javën e kaluar.

Bale – që ishte sërish në stol në ndeshjen e radhës, kundër Granadas – pastaj i bëri një palë dylbi të rreme me duart e tij. Këto veprime e kanë zemëruar Berbatovin, i cili kishte luajtur përkrah uellsianit gjatë kohës së tij në Tottenham.

“Gareth Bale është sërish në ballina pasi që pretendoi se po flinte në tribuna kur e kuptoi se nuk do të përdorej as si zëvendësues në ndeshjen kundër Granadas”, shkroi Berbatov në kolumnën e tij për Betfair.

“Kur e pashë, s’mund ta besoja. Ai e vendosi maskën mbi sytë e tij dhe pretendoi se po flinte. Nuk mund ta përkrah një gjë të tillë. Është një profesionist dhe tregon mungesë respekti ndaj Real Madridit”.

“Mua më pëlqen ta shikoj Bale teksa luan dhe e kuptoj se është e vështirë për të të mos luajë, pasi që edhe unë kam qenë në një situatë të tillë. Por, mendoj se reagimet e tilla janë të tepërta”.

(Kosova Sot Online )