Ronaldo me njërën ndër paraqitjet më të dobëta për Juven, kundër Sassuolos

  • S.A /
  • 16 July 2020 - 11:17
Ronaldo me njërën ndër paraqitjet më të dobëta për Juven, kundër Sassuolos

Cristiano Ronaldo nuk arriti ta shijonte një paraqitje të mirë në ndeshjen kundër Sassuolos, në të cilën Juventusi i humbi dy pikë përkundër që kishte qenë në epërsi prej dy golash.

Juventusi i shënoi tri gola në ndeshjen e së mërkurës në Serie A, megjithatë këto tri gola s’ishin të mjaftueshme për të për ta fituar ndeshjen, pasi që bardhezinjve shfaqën probleme në repartin e mbrojtjes sërish.

Megjithatë, përveç mbrojtjes, edhe  ylli i Juventusit në sulm, Cristiano Ronaldo, ishte nën nivelin e tij të zakonshëm, pasi që dështoi të shënojë ose asistojë në një ndeshje të Serisë A për herë të parë që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Në spektaklin prej gjashtë golave, pesë-herë fituesi i Topit të Artë nuk e regjistroi dot asnjë goditje brenda kuadratit të portës dhe e humbi topin dhjetë herë gjatë ndeshjes.Megjithatë, paraqitjet e tilla s’kanë qenë të zakonshme për portugezin gjatë këtij sezoni. Që nga rinisja e sezonit në Itali, ai i kishte shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshjet e zhvilluara.

(Kosova Sot Online )