Perez e konfirmon: S’do të bëjmë transferime të mëdha këtë verë

  • S.A /
  • 17 korrik 2020 - 10:29
Perez e konfirmon: S’do të bëjmë transferime të mëdha këtë verë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, bëri të ditur se Los Blancos nuk do të bëjnë transferime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa tha se lojtarët më të mirë do të duhet të presin deri kur të përmirësohet situata.

Me fitoren e së enjtes kundër Villarrealit, Real Madridi arriti ta fitojë titullin e kampionit të Spanjës për këtë sezon, për herë të parë që nga viti 2017. Zinedine Zidane ka arritur ta udhëzojë klubin drejt këtij titulli, pasi e kishte trashëguar një skuadër që ishte në formë të dobët kur ai u kthye në Santiago Bernabeu në mars të vitit 2019, më pak se një vit pasi ishte larguar.

Sfida me të cilën u përball Zidane ishte ta ndërtonte një skuadër që mund t’i jepte fund dominimit të Barcelonës në La Liga, si dhe të jetë të kthehen në fronin e Ligës së Kampionëve.

E përderisa tashmë qëllimin e parë e ka arritur, duke e fituar titullin të enjten, Real Madridi do ta ketë më të vështirë ta fitojë Ligën e Kampionëve, pasi që do t’i duhet ta përmbysë rezultatin kundër Manchester Cityt në ndeshjen e mbetur nga faza e 1/8 të finales.

Presidenti i klubit, Perez, është bërë i njohur për transferimet e “Galacticos” gjatë dy periudhave të tij në këtë post. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se nuk do të ketë mundësi ta bëjë një gjë të tillë këtë verë, shkaku i krizës së sjellë nga koronavirusi.

“Jo, nuk do të bëjmë transferime të mëdha këtë verë”, ka thënë Perez.

“Situata është shumë e keqe. Është e vështirë t’u kërkosh lojtarëve t’i ulin pagat për ta përballuar këtë krizë dhe pastaj të bësh transferime të mëdha”.

“Ato transferime mund të presin. Real Madridi do t’i transferojë më të mirët sërish, kur të ndryshojë situata”.

(Kosova Sot Online )