Conte pret më shumë nga Eriksen: Është i turpshëm, po mësohet me realitetin e ri

  • S.A /
  • 17 July 2020 - 11:09
Conte pret më shumë nga Eriksen: Është i turpshëm, po mësohet me realitetin e ri

rajneri i Interit, Antonio Conte, është i lumtur që Christian Eriksen luajti si titullar në fitoren 4:0 të së enjtes kundër Spal, mirëpo ka thënë se pret më shumë nga ai pasi të jetë përshtatur me jetën në Inter.

Mesfushori danez u transferua në San Siro gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi i kishte shijuar gjashtë vjet e gjysmë në Premierligë me Tottenhamin.

Ai kishte kontribuar me 69 gola dhe 89 asiste në kauzën për Tottenhamin, duke ia mundësuar atij kështu ta fitojë reputacionin si njëri ndër talentet më të mëdhenj në futbollin evropian.

Interi e shfrytëzoi mundësinë për ta përforcuar mesfushën e vet me një lojtar të tillë në janar, mirëpo 28-vjeçari nuk ka arritur ta dëshmojë veten në të njëjtën mënyrë në Milano.

Conte e ka pranuar se Eriksen duhet të përmirësohet nëse dëshiron ta fitojë një vend në San Siro, pasi ia dha danezit vendin e titullarit në ndeshjen e së enjtes kundër Spalit.

“Christian po punon, ai po tenton të përshtatet me mekanizmat e skuadrës dhe të ligës, që është shumë më e përqendruar në taktika sesa liga në Angli”, ka thënë Conte.

“Ai është një lojtar me shumë cilësi dhe po tenton të përmirësohet, të jetë më agresiv kur bën presion, pasi që ne po ia kërkojmë këtë gjë. Jam i kënaqur me të, por ai duhet të vazhdojë të punojë, si të tjerët”.

“Ai është një djalosh i turpshëm, që po tenton të përshtatet me një realitet të ri, një stil të ri futbolli. Por ai duhet të përshtatet dhe t’i kuptojë disa situata të caktuara. Ai nuk krijon probleme, ai dëshiron të arrijë gjëra të rëndësishme me Interin”.

(Kosova Sot Online )