Festa e lojtarëve të Realit, Eden Hazard nuk përmbahet!

  • S.A /
  • 17 July 2020 - 17:31
Festa e lojtarëve të Realit, Eden Hazard nuk përmbahet!

Real Madridi e ka fituar titullin e La Ligës për sezonin 2019/20.

Los Blancos u shpallen edhe matematikisht kampion të Spanjës një xhiro pa përfunduar La Liga.

Festa nisi në stadiumin ‘Di Stefano’, edhe pse shumë çuditshëm nga herët tjera, pa praninë e tifozëve që munguan për shkak të virusit COVID-19.

Sido që të jetë, futbollistët nuk u ndalen dhe festuan edhe në zhveshtore, më i hareshmi dukej Eden hazard, që fitoi titullin e dytë me Realin në sezonin tij të parë në Spanjë.

(Kosova Sot Online )