Guardiola miraton transferimin e Thiagos në Liverpool

  • S.A /
  • 18 July 2020 - 08:49
Guardiola miraton transferimin e Thiagos në Liverpool

Thiago Alcantara pritet të jetë blerja e madhe e Jurgen Klopp.

Sky Sport raporton se klubet janë në bisedime të vazhdueshme, derisa lojtari tashmë është pajtuar me kontratën që do të ketë të kampionët e Premierligës.

Transferimin e Thiagos në Premierligë e ka miratuar edhe Pep Guardiola, njeriu që ka punuar me Thiagon te Barcelona dhe më pas te Bayern Munich.

Nëse ai transferohet në Angli, trajneri i Man City nuk ka asnjë dyshim se do të bëjë punë të mirë.

“Nuk kam asnjë dyshim për këtë”, tha Guardiola. “Një lojtar që luan për Barcelonën dhe Bayern Munich, mund të luajë në Premierligë”.

“Natyrisht se ai mund të luajë. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk e di se çfarë do të bëjë”.

Ku u pyet nëse do ta dëshironte te Man City pasi David Silva do të largohet derisa Fernandinho së shpejti mbush 35 vjet, Guardiola nuk u përgjigj dhe ndërroi temën.

(Kosova Sot Online )