A do ta thyejë De Bruyne rekordin historik të Henry në Premierligë?

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 12:29
 A do ta thyejë De Bruyne rekordin historik të Henry në Premierligë?

Sulmuesi i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne është duke luftuar që të hyjë në histori të Premierligës.

Ai synon të thyejë rekordin e legjendës së Arsenalit, Thierry Henry.

Legjenda e Arsenalit siguroi 20 asistime gjatë sezonit 2002/03 në Premielrigë, më shumë nga çdo lojtar tjetër gjatë një sezoni të vetëm.

Ai është vetëm dy asiste që të barazojë fillimisht këtë rekord derisa për ta thyer, i duhen edh tri asistime në dy ndeshjet e fundit në Premierligë.

Aktualisht De Bruyne ka dhuruar 18 asiste, ka barazuar Frank Lampardin dhe Cesc Fabregasin, derisa është një asist larg që ta barazojë Mesut Ozilin, që në sezonin 2015/16 kishte dhuruar 19 asiste për Arsenalin.

(Kosova Sot Online)