Largohen të pranishmit në stadium për ndeshjen Ballkani – Prishtina

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 19:49
Largohen të pranishmit në stadium për ndeshjen Ballkani – Prishtina

Pjesa e dytë e ndeshjes mes Ballkanit dhe Prishtinës në stadiumin në Suharekë nuk nisi para se të largoheshin një pjesë e të pranishmëve në stadium, të cilët nuk kishin të drejtë të jenë të pranishëm.

Pas pjesës së parë të ndeshjes mes Ballkanit dhe Prishtinës, e cila përfundoi me epërsi 2:1 për vendasit, pjesa e dytë nuk u lejua të nisë para se të largoheshin tifozët e pranishëm në stadium, pas kërkesës nga delegati i FFK-së.

Përkundër që protokolli me të cilën u arrit marrëveshja mes Federatës së Futbollit të Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, një numër i madh i të pranishmëve u vërejt në Suharekë.

Klubeve iu lejohet të kenë zyrtarë të pranishëm nëpër ndeshjet e zhvilluara, megjithatë në stadiumin e Suharekës të pranishmit e shumtë as nuk po e respektonin rregullën për distancim.

Federata e Futbollit e Kosovës është ankuar edhe në xhirot e kaluara për mosrespektim të protokollit të arritur me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë për Kulturë, Rini dhe Sport. 

(Kosova Sot Online)