Munishi: S’dorëzohemi për titull, të paktën po bëjmë lojë të bukur

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 21:15
Munishi: S’dorëzohemi për titull, të paktën po bëjmë lojë të bukur

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij në barazimin me rezultat 2:2 kundër Prishtinës, përderisa shtoi se ai dhe djemtë e tij s’do të dorëzohen në garën për titull.

Ballkani dhe Prishtina u ndanë me barazim me rezultat 2:2 në stadiumin e qytetit në Suharekë, rezultat ky që kryeqytetasve ua shuan ëndrrat për titull, përderisa Ballkani mund të shpresojë ende, shkaku i disfatës së Dritës.

“Nëse gjatë pjesës së parë e dominuam lojën plotësisht, në pjesën e dytë ishim 50:50. I bëmë dy gabime trashanike, edhe te penalltia e edhe te goli i dytë. Sidoqoftë, të paktën po bëjmë lojë të bukur, të paktën populli po shikon futboll të mirë”, tha Munishi në intervistën për Supersport pas ndeshjes.

“Ne, përderisa kemi  matematikisht gjasa, nuk do të dorëzohemi për titull. Ne do të shkojmë në çdo ndeshje për të luajtur futboll dhe dashtë Zoti na shpërblehet mundimi. Do ta shohim, kjo është e gjitha që mund ta them”.

Pas këtij barazimi, Ballkani radhitet në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se Drita, ndërsa Prishtina radhitet në pozitën e katërt, me gjashtë pikë më pak se liderja Drita. 

(Kosova Sot Online)