Leo Messi e fiton Pichichin dhe vendos rekord të ri duke kaluar Zarran

  • S.A /
  • 20 July 2020 - 08:19
Leo Messi e fiton Pichichin dhe vendos rekord të ri duke kaluar Zarran

Për herë të katërt me radhë, të shtatë në karrierë – Lionel Messi është shpallur golashënuesi më i mirë në Spanjë.

10-shi i Barcelonës e përfundoi sezonin me 25 gola, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Karim Benzema.

Ai e fitoi Pichichin për herë të shtatë në karrierë, duke vendosur rekord të ri në Spanjë, për ta kaluar Telmo Zarran, që e kishte fituar atë gjashtë herë.

(Kosova Sot Online )