Juventus – Lazio, luftë edhe për ‘Këpucën e Artë’

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 22:52
 Juventus – Lazio, luftë edhe për ‘Këpucën e Artë’

Çdo mëkat i bërë nga Juventusi apo Lazio që pas rikthimit në fushën e lojës pas pandemisë mund të lahet ndoshta në një sfidë të vetme 90-minutëshe në Torino, ku ndoshta titulli i Serisë A mund të hapet ose të mbyllet sërish.

Për këtë do të vendosë fusha e lojës në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 34-t në Serinë A, me Juventusin që niset nga një +7 përballë Lazios në renditje.

Derisa Lazio ka shansin që të shkojë në vetëm 4 pikë diferencë 4 xhiro para fundit të sezonit në Serie A, andaj kjo ndeshje do të thotë shumë për të dyja skuadrat.

Kjo ndeshje do të jetë edhe mes Ciro Immobiles dhe Cristiano Ronaldos, të cilët po luftojnë për Këpucën e Artë te Serie A.

Immobile aktualisht është i pari me 29 gola, derisa Ronaldo i dyti me 28,

(Kosova Sot Online)