Messi zgjidhet vetëm i dyti më i mirë në La Liga këtë sezon

  • S.A /
  • 21 July 2020 - 11:04
Messi zgjidhet vetëm i dyti më i mirë në La Liga këtë sezon

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është votuar si lojtari i dytë më i mirë në La Liga këtë sezon, përderisa sulmues i Real Madridit, Karim Benzema, e ka zënë vendin e parë, sipas votave të tifozëve.

Lionel Messi e ka shijuar një sezon të suksesshëm individualisht, duke e fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në La Liga me 25 golat e tij, përderisa ka thyer rekord edhe me 21 asistet e bëra.

Megjithatë, Barcelona ka dështuar në tentimin për ta fituar titullin e La Ligës dhe kjo ndikoi që lexuesit e gazetës spanjolle Marca ta zgjedhin Benzeman si lojtarin më të mirë gjatë sezonit 2019/20.

Benzema i ka shijuar 21 gola për Los Blancos duke kontribuar kështu në shpalljen e Real Madridit kampion të Spanjës për herë të parë në tre vjet.

37 për qind e tifozëve e votuan Benzeman si më të mirin këtë sezon, ndërsa Messi i mori 31 për qind të votave të tjera.

Top dhjetë lojtarët më të mirë në La Liga këtë sezon, sipas votave në Marca:

10. Diego Carlos (Sevilla) – 1%

9. Gerard Moreno (Villarreal) – 1%

8. Martin Odegaard (Real Sociedad, on loan from Real Madrid) – 2%

7. Thibaut Courtois (Real Madrid) – 2%

6. Santi Cazorla (Villarreal) – 3%

5. Jan Oblak (Atletico Madrid) – 4%

4. Lucas Ocampos (Sevilla) – 4%

3. Sergio Ramos (Real Madrid) – 14%

2. Lionel Messi (Barcelona) – 31%

1. Karim Benzema (Real Madrid) – 37%

(Kosova Sot Online )