Drita në epërsi kundër Drenicës

  • 21 July 2020 - 18:55
 Drita në epërsi kundër Drenicës

Drita ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Drenicës, në një ndeshje të Ipko Superligës që po zhvillohet momentalisht në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Xhevdet Shabani shënoi për 1:0 në minutën e 49-të.

Shabani realizoi në portën boshe nga afërsia, pas një pasimi nga Astrit Fazliu.

Siç qëndrojnë gjërat, Drita e përforcon pozitën e parë me 68 pikë, katër më shumë se Gjilani dhe pesë më shumë se Ballkani.

Megjithatë Gjilani dhe Ballkani e kanë nga një ndeshje më pak, por do të takohen mes vete në derbin e kësaj xhiroje të mërkurën.

Drenica, ndërkohë, ngel në kuotën e 41 pikëve dhe nuk e ka të sigurt mbijetesën pasi i ka vetëm tri pikë më shumë se Trepça ’89.

(Kosova Sot Online)