Ibra, i habitur nga lajmi se Pioli s’do të largohet: Këtu mëson diçka të re çdo ditë

  • S.A /
  • 22 July 2020 - 09:33
Ibra, i habitur nga lajmi se Pioli s’do të largohet: Këtu mëson diçka të re çdo ditë

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e ka pranuar se ai nuk kishte qenë në dijeni se trajneri Stefano Pioli kishte nënshkruar kontratë të re në klub, teksa ka thënë se në Milan mëson diçka të re çdo ditë.

Zlatan Ibrahimovic foli për media pasi i shënoi dy gola në fitoren me rezultat 2:1 të Milanit kundër Sassuolos, që ia siguroi Milanit të paktën një vend në rundet kualifikuese të sezonit të ardhshëm të Ligës së Evropës.

“Ne e fituam një ndeshje kundër një skuadre që luan futbollit të mirë dhe ne erdhëm këtu për të fituar”, tha Ibrahimovic në intervistën e dhënë për Sky Sport Italia.

“Ne po bëjmë gjëra të bukura, por sezoni s’ka marrë fund ende. Ne po luftojmë ende për t’i arritur synimet tona. E duam vendin e pestë, por edhe të arrish në kualifikime është në rregull”.

Sulmuesi pastaj u pyet për të ardhmen e tij dhe se a dinte diçka më shumë për kontratën e re të Piolit, të cilën Milani e zyrtarizoi mbrëmë.

“Unë ende i kam edhe tri ndeshje dhe dhjetë ditë të mbetura këtu, por askush s’më ka thënë mua asgjë dhe unë nuk prisja diçka tjetër”, shtoi Ibrahimovic.

“S’dija asgjë për Piolin. Këtu mëson diçka të re çdo ditë”.

“Unë po punoj, skuadra ndihet mirë dhe është e lumtur. Që kur kam qenë këtu, tabela thotë se ne jemi në pozitën e dytë”.

(Kosova Sot Online )