U godit nga rrufeja, portieri kthehet në stërvitje pas tre javësh

  • S.A /
  • 22 July 2020 - 09:50
U godit nga rrufeja, portieri kthehet në stërvitje pas tre javësh

Videoja e një futbollisti të ri ishte bërë virale në rrjete sociale në fillim të këtij muaji, pasi në ato videoja shihej teksa ai goditej në rrufeja gjatë një seance stërvitore dhe dukej sikur të ishte zhdukur në një lëmsh tymi.

Ivan Zaborovsky, një portier rus 16-vjeçar, po stërvitej në fushë për skuadrën e tij, Znamya Truda, kur një rrufe e goditi pikërisht vendin ku ai sapo e kishte goditur topin dhe e rrëzoi futbollistin në tokë.

Portieri ishte dërguar në spital dhe ishte futur në komë përderisa profesionistët mjekësorë e vlerësonin gjendjen e tij shëndetësore.

Vetëm tri javë më vonë, Zaborovsky është kthyer në stërvitje, përderisa ka rrëfyer për atë që kishte përjetuar.

“Ishte e vështirë të merrja frymë, por s’pata diçka tjetër. Tani po përmirësohem vazhdimisht, gjërat po kthehen në normalitet”, ka thënë Zaborovsky në intervistën e dhënë për Reuters.

Në fakt ai jo vetëm që është kthyer në stërvitje, por edhe e ka nënshkruar kontratën e parë si futbollist profesionist për Tnamya Truda, që garon në ligën e nivelit të tretë të futbollit në Rusi.

(Kosova Sot Online )