Pioli flet për lëndimin e Romagnolit: Pothuajse e pamundur të na kthehet

  • S.A /
  • 22 July 2020 - 11:07
Pioli flet për lëndimin e Romagnolit: Pothuajse e pamundur të na kthehet

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se kapiteni Alessio Romagnoli do ta ketë pothuajse të mundur të kthehet në skuadrën e kuqezinjve për tri ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit aktual.

Alessio Romagnoli u largua nga loja pasi ishte rrëzuar në pozitë të papërshtatshme gjatë fitores me rezultat 2:1 kundër Sassuolos.

Pioli tani e ka pranuar se nuk pret t’i kthehet Romagnoli në skuadër para fundit të sezonit, kur Milani do ta vazhdojë luftën për pozitën e pestë në tabelë.

“Romagnoli e ka pësuar një lëndim muskulor, që është pothuajse e sigurt se do ta përjashtojë atë nga ndeshjet e mbetura të këtij sezoni”, tha trajneri për Milan TV, pas ndeshjes.

“Më vjen shumë keq për këtë lajm sepse ne po luanim shumë mirë dhe Alessio kishte luajtur në çdo minutë të këtij sezoni me shumë cilësi”.

Milani e pësoi edhe një tjetër goditje vetëm disa minuta më vonë, pasi mbrojtësi i krahut të djathtë, Andrea Conti, u detyrua ta lërë ndeshjen në Mapei Stadium.

“Conti e pësoi një lëndim në gju, që do të vlerësohet gjatë orëve në vijim”, shtoi Pioli.

(Kosova Sot Online )