Modric: E kemi ditur se do të fitonim pa Ronaldon

  • E.K /
  • 22 July 2020 - 23:26
 Modric: E kemi ditur se do të fitonim pa Ronaldon

Real Madridi e mori një goditje të fuqishme kur Cristiano Ronaldo vendosi të ikën për t’iu bashkuar Juventusit, por Luka Modric këmbëngul se ai dhe bashkëlojtarët e tij madrilenë nuk e kishim humbur asnjëherë mendësinë fituese.

Real Madridi u shpall kampion i La Ligës këtë sezon, duke e rrëzuar Barcelonën nga froni pas plot tri vjetëve, dhe Modric thotë se skuadra e dinte se do ta arrinte këtë edhe pa Ronaldon.

Ish-fituesi i Topit të Artë e pranoi rolin e rëndësishëm që portugezi e kishte luajtur në Madrid ndër vite gjatë qëndrimit në klub.

“Nuk është e nevojshme të flitet sesa i rëndësishëm ishte Cristiano për Real Madridin”, tha Modric.

“Por më duhet ta them patjetër se ne nuk u tronditëm nga fakti se ai nuk ishte këtu më, në kuptimin se nuk do të mundë ta kishim ambicien e njëjtë”, shtoi ai.

“Ne ishim të bindur se do të vazhdonim të fitonim edhe pa të”, nënvizoi ai

(Kosova Sot Online)