Lampard krahason Pulisicin me Hazardin

  • S.A /
  • 23 July 2020 - 08:58
Lampard krahason Pulisicin me Hazardin

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, beson se ndikimi që amerikani Christian Pulisic ka pasur në skuadër është i ngjashëm me atë të Eden Hazardit, i cili tani është transferuar në Real Madrid.

Christian Pulisic shënoi dhe asistoi pasi u inkuadrua në lojë nga stoli, gjatë pjesës së dytë të disfatës me rezultat 5:3 të Chelseat kundër Liverpoolit të mërkurën.

Amerikani 21-vjeçar i ka shënuar nëntë gola në ligë dhe i ka bërë katër asiste në 24 ndeshje të zhvilluara, të krahasueshme me sezonin e parë të Eden Hazardit në Stamford Bridge në sezonin 2012/13, kur i kishte shënuar nëntë gola dhe i kishte bërë 11 asiste në 34 ndeshje.

Lampard e lavdëroi sulmuesit e tij dhe tha se ndikimi i Pulisicit në Chelsea është i ngjashëm me atë të Hazardit, pasi belgu i la londinezët për Real Madridin verën e kaluar.

“Ai është tejet i rëndësishëm. E ka pasur atë ndikim në skuadër. Unë jisha këtu për vitin e parë të Edenit dhe nuk është e lehtë të vish në Premierligë. S’ishte e lehtë as për Edenin në atë vit të parë. Christian ka pasur momente të ngjashme me të”, ka thënë Lampard.

“Prej gjysmës së sezonit, ai ka qenë në formë me të vërtetë të mirë, ndërsa që nga rinisja në qershor ai ka qenë në formë të mrekullueshme. Vetëm lëndimi që e pësoi në ndeshjen kundër Norëichit bëri që ai të mos luajë në gjysnëfinale të FA Cup”.

“Sot ai hyri në lojë dhe luajti 40 minuta, që është e mrekullueshme për të pas lëndimit dhe për ta treguar cilësinë që e ka treguar deri tani. Ai është i ri dhe ka aq shumë talent natyral. Shënon gola, krijon gola dhe është një lojtar i madh për ne”.

(Kosova Sot Online )