Drejtori i Interit konfirmon negociatat me Lautaron

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 09:27
Drejtori i Interit konfirmon negociatat me Lautaron

Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka bërë të ditur se zikaltrit janënë negociata me Lautaro Martinezin për ta rinovuar kontratën e argjentinasit, i cili është spekuluar vazhdimisht për një transferim potencial në Barcelonë.

Lautaro Martinez është thënë se do ta lërë Inteirn për Barcelonës në fund të këtij sezoni, përkundër që gjiganti italian ka insistuar se nuk planifikon ta shesë yllin e skuadrës.

Barcelona ka qenë e interesuar për Martinezin që një kohë të gjatë, pasi që klubi e sheh si zëvendësuesin e përsosur për sulmuesin Luis Suarez, i cili tani po i afrohet fundit të karrierës së tij.

22-vjeçari – të cilit i skadoi klauzola prej 111 milionë eurosh për shkëputjen e kontratës më herët këtë muaj – i ak shënuar 18 gola këtë sezon, mirëpo ka qenë në vështirësi me vetëm dy gola të shënuara që nga rinisja e sezonit në qershor.

Marotta u pyet për kontratën e Martinezit dhe për të huazuarin nga Manchester Unitedi, Alexis Sanchez, para barazimit pa gola të së martës kundër Fiorentinës.

“Ne kemi pasur kontakt me Manchester Unitedin për ta kuptuar nëse mund t’ia zgjasim Sanchezin qëndrimin pas ndeshjes së play-offs të Ligës së Evropës kundër Getafes”, ka thënë Marotta.

“Ne jemi diskutuar për rinovime të kontratave me disa lojtarë, mbi të gjitha me lojtarët e rinj me të cilët duam të punojmë për një kohë të gjatë. Këtu përfshihet edhe Lautaro”.

“Ne po e bëjmë këtë me qetësi, pa u ngutur, pasi që kemi marrëdhënie mirëbesimi. Ai është i lumtur ta veshë këtë fanellë dhe, kur të vijë momenti i duhur, ne do ta vlerësojmë të ardhmen e tij”. 

(Kosova Sot Online)