Kapiteni i Liverpoolit: E morëm atë që e merituam

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 09:39
Kapiteni i Liverpoolit: E morëm atë që e merituam

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, e shijoi përvojën e mrekullueshme e ngritjes së trofeut të Premierligës, përderisa u shpreh i bindur se skuadra e tij e meritonte këtë trofe.

“Reds” e ngritën trofeun e Premierligës të mërkurën pas fitores me rezultat 5:3 kundër Chelseat në ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë sezon, ku megjithatë nuk u lejuan tifozët në tribuna shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, lojtarët dhe stafi e patën mundësinë t’i ftonin familjet e tyre të jenë të pranishme për këtë festë, përderisa ceremonia u zhvillua në një skenë të ndërtuar në tribunën e famshme “Kop End” të stadiumit.

Liverpooli nuk e kishte fituar asnjëherë më parë në histori trofeun e Premierligës, pasi triumfi i tyre i fundit ishte 30 vjet më parë nën Kenny Dalglish kur liga elitare ishte Divizioni i Parë. Dalglish ishte i përfshirë dje në festë.

“Të shkoja aty për ta ngritur trofeun ishte e mrekullueshme. Për fat të mirë, familjet i kishim aty duke na shikuar, gjë që pati rëndësi të madhe për ne. Ka qenë një sezon i mrekullueshëm dhe ta përfundojmë atë kështu… kjo është e mrekullueshme”, ka thënë Henderson.

“Fillimi ishte shumë i mirë dhe nga aty ne thjesht u zhvilluam dhe u zhvilluam përderisa sezoni vazhdonte. Ne po bëheshim më të fuqishëm, me më vetëbesim dhe, në të vërtetë, më të pamëshirshëm”.

“Ne e gjetëm një për të fituar në aq shumë raste dhe kjo ishte falë mendësisë tonë. Djemtë kanë qenë të mrekullueshëm gjatë gjithë sezonit dhe e meritojnë atë që po e marrin tani”.

(Kosova Sot Online)