Pogba u kërkoi falje bashkëlojtarëve pas penalltisë së shkaktuar

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 12:06
Pogba u kërkoi falje bashkëlojtarëve pas penalltisë së shkaktuar

Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire, ka zbuluar se Paul Pogba u kërkoi falje bashkëlojtarëve të tij pasi e shkaktoi një penallti në barazimin me rezultat 1:1 kundër West Hamit të mërkurën.

Manchester Unitedi dhe West Hami u ndanë me barazim 1:1 në ndeshjen e së mërkurës, duke bërë që Manchester Unitedi të ngrihet në pozitën e tretë në Premierligë, ndërsa ndeshja finale kundër Leicester Cityt do të jetë vendimtare për ëndrrat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Manchester Unitedi mund të kishte marrë edhe rezultat më të mirë kundër West Hamit, që shënoi falë një penalltie të dhuruar nga Paul Pogba, i cili i ngriti duart për ta mbrojtur fytyrën e tij kur po i shkonte topi drejt kokës pas një goditjeje nga Declan Rice.

Antonio realizoi nga penalltia, ndërsa Pogba është kritikuar ashpër online dhe nga legjendat e klubit, si Gary Neville, që iu shmang topin dhe e ndali me duar, pasi mund t’ia ketë kushtuar Unitedit vendin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Maguire beson se vendimi për akordimin e asaj penalltie ishte i ashpër, ai thotë se mesfushori francez ka marrë përgjegjësi për atë gabim.

“Ju mund të thoni se ishte reagim i natyrshëm nga Paul. A duhej ta bënte atë? Ai ndoshta do të duhej ta kishte pritur topin me duar, por ka kërkuar falje. Ai i ngriti duart dhe e dinte se nuk do të duhej ta bënte këtë gjë”, ka thënë Pogba.

“Ishte një penallti e butë sepse goditja nuk u duk se po shkonte drejt kuadratit të portës, kështu që jemi të zhgënjyer. Kur të luajmë në Old Trafford, duam ta fitojmë çdo ndeshje”.

(Kosova Sot Online)