Interi e humb mbrojtësin kryesor

  • S.A /
  • 23 July 2020 - 16:46
Interi e humb mbrojtësin kryesor

Interi nuk do të mundë të llogarisë në Stefan de Vrij për ndeshjen e ardhshme kundër Genoas, pasi qendërmbrojtësi holandez e ka pësuar një dëmtim në gju.

De Vrij u detyrua ta braktisë fushën e lojës në pjesën e parë në barazimin e Interit 0:0 me Fiorentinën të mërkurën mbrëma, por testet mjekësore kanë treguar se dëmtimi i tij në gju është i lehtë.

Prandaj, derisa do ta humbasë ndeshjen e së shtunës kundër Genoas, ai pritet të kthehet kundër Napolit javën e ardhshme.

28-vjeçari ka qenë pjesë jetike e zikaltërve këtë sezon, duke i bërë 40 paraqitje në të gjitha garat.

Interi e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe do t’i ketë edhe tri ndeshje deri në përfundim të sezonit në Serie A.

Gjatë muajit të ardhshëm, megjithatë, zikaltrit do ta vazhdojnë garën e mbetur në gjysmë në Ligën e Evropës.

(kosova Sot Online )