Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

  • A.P /
  • 23 July 2020 - 21:35
Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Udinese e ka mposhtur Juventusin me një përmbysje mbresëlënëse 2:1 të enjten, duke ua shtyrë bardhezinjve festën e titullit në Serie A dhe njëkohësisht duke i fituar tri pikë jetike në përpjekjet e vet për mbijetesë në ligën elitare italiane.

Ilija Nestorovski Seko Fofana ishin heronjtë e Udineses duke ia siguruar asaj një fitore tronditëse dhe të papritur në pjesën e dytë në Dacia Arena, pasi Matthijs de Ligt e kishte kaluar Juven në epërsi fillimisht, raporton Gazeta Express.

 

Skuadra e Maurizio Sarrit ishte e vetëdijshme se një fitore në Udine do t’i shpallte ata kampionë të Italisë për herë të nëntë radhazi, por jo edhe se Udine e kishte përgatitur një befasi mahnitëse për ta.

Juventusi duhet të presë të paktën deri të dielën kur përballet me Sampdorian për ta fituar titullin e nëntë në nëntë vjetët e fundit.

(Kosova Sot Online)