Zbulohet zënka mes Lampardit dhe Kloppit: Ik shporru

  • S.A /
  • 24 July 2020 - 08:43
Zbulohet zënka mes Lampardit dhe Kloppit: Ik shporru

Pamje të reja janë zbuluar nga zënka e Frank Lampardit me Jurgen Kloppit dhe stolin e Liverpoolit të mërkurën. Tani është zbuluar se trajneri i Chelseat i tha gjermanit të ‘shporret’ si pjesë e zënkës në pjesën e parë.

Liverpooli e ngriti trofeun e Premierligës pas një ndeshjeje drithëruese në mesjavë, në të cilin kishin qenë dy herë në epërsi prej tri golave para se ta fitonin në fund ndeshjen me rezultat 5:3.

Lampard ishte përfshirë në një zënkë me stolin e Liverpoolit para se Trent Alexander-Arnold të shënonte nga një gjuajtje e lirë dhe tani është zbuluar se çfarë u tha në momentet mes ndërhyrjes dhe golit të shënuar.

Lampardi fillimisht kishte bërtitur: “Si është ky faull? Nuk ka faull aty”, para se ta fillonte një zënkë me Kloppin, i cili vazhdimisht i thoshte anglezit të qetësohet.

Më pastaj, Lampardi e vazhdoi zënkën me ndihmësin e Liverpoolit, Pep Lijnders, i cili vetëm pak momente më vonë e festoi me shumë gëzim golin e Arnoldit, përderisa Lampardi shikonte.

Klopp tentoi ta mbrojë ndihmësin e tij, duke i thënë Lampardit të mos ia spiunojë ndihmësin, por Lampard iu përgjigj: “Jo, jo. Nëse ai po bën kështu me mua, unë do të them diçka”.

(Kosova Sot Online )