Barcelona, viktimë e një sulmi kibernetik

  • S.A /
  • 24 July 2020 - 15:55
Barcelona, viktimë e një sulmi kibernetik

Mediumet spanjolle raportojnë se Barcelona ka qenë cak i një sulmi kibernetik, që përdori mbi 3000 “bots”, të cilat janë aplikacione sotfuerike të programuara për të kryer detyra të caktuara.

Sulmet e tilla kibernetike bëhen kryesisht me qëllim për ta dëmtuar reputacionin e një personi apo organizate të caktuar përmes komentimeve masive në rrjete sociale.

Sipas të përditshmes spanjolle El Mundo, Deloitte e zbuloi një sulm kibernetik ndaj Barcelonës, që pati të përfshirë 3281 “bots”.

Gjatë këtij sulmi, klubi katalonas raportohet të ketë pësuar disa dëme shkaku i mbi 19 mijë mesazheve të dërguara.

 

Këto komente e përbënë 12.5 për qind të të gjithë komenteve në rrjetet sociale të klubit katalonas, ndërsa pesë për qind e atyre komenteve ishin të bëra në mënyrë automatike nga disa llogari.

Hetimet e deritanishme tregojnë se ato komente kishin për qëllim shpërndarjen e linqeve drejt uebsajtit “elnacional.cat”, një uebsajt pro pavarësimit të Katalonjës, dhe drejtorit të saj, Jose Antich.

Njëra ndër qëllimet e tjera të këtij sulmi kibernetik ishte të kritikohen drejtorët e Barcelonës, si dhe tifozët të cilët e përkrahin presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeun.

(Kosova Sot Online )