Calhanoglu në dyshim për të ardhmen, pas interesimit nga klubet gjermane

  • S.A /
  • 24 July 2020 - 16:41
Calhanoglu në dyshim për të ardhmen, pas interesimit nga klubet gjermane

Hakan Calhanoglu është duke e shqyrtuar të ardhmen e tij në Milan dhe mund ta kërkojë transferimin në Gjermani, pas interesimit për të nga Hertha Berlin dhe RB Leipzigut.

Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se mesfushori turk 26-vjeçar, i cili kishte lindur dhe është rritur në Turqi, mund ta kërkojë largimin nga skuadra kuqezi mund ta kërkojë largimin këtë verë.

Calhanoglu ka qenë pjesë e skuadrës së Milanit që nga viti 2017 dhe kontrata e tij do të skadojë në qershor të vitit 2021. Ai e ka gjetur formën e tij të mirë vetëm së fundi, pasi në të kaluarën paraqitjet e tij nuk ishin stabile.

Milani së fundi e konfirmoi kontratën e re për Stefano Piolin në postin e trajnerit, mirëpo mediumet italiane raportojnë se kontrata e re për Piolin s’është e mjaftueshme për ta bindur Calhanoglun të qëndrojë në skuadër.

Ylli me origjinë turke raportohet se mund të kthehet në Bundesligë për sezonin e ardhshëm, pasi që Leipzigu dhe Hertha Berlini kanë qenë të interesuara për të tash e një kohë të gjatë.

Deri më tani këtë sezon, Calhanoglu ka kontribuar me nëntë gola dhe tetë asiste në 35 ndeshje të Milanit, në Serie A dhe në Kupë të Italisë.

(Kosova Sot Online )