Zbulohet basti i dy yjeve të Liverpoolit lidhur me fanellën e Messit

  • A.P /
  • 24 July 2020 - 18:53
Zbulohet basti i dy yjeve të Liverpoolit lidhur me fanellën e Messit

Alex Oxlade-Chamberlain do të duhet ta respektojë bastin e vënë me bashkëlojtarin e tij në Liverpool, Andy Robertsonin, të cilit e kishin vënë shkaku i një fanelle të Lionel Messit.

Mesfushori i Liverpoolit kishte bërë të ditur se ai e ka vetëm një fanellë në shtëpinë e tij dhe se ajo është e gjashtë-herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messit.

Megjithatë, ai i kishte premtuar bashkëlojtarit të tij në Liverpool, Andy Robertsonit, se ai do ta vendoste në një kornizë në shtëpi edhe fanellën e skocezit, nëse ai i bënte dhjetë asiste këtë sezon.

Robertson i ka bërë 11 asiste këtë sezon në Premierligë, kështu që tani Oxlade-Chamberlain do të duhet ta respektojë bastin e vënë.

Këtë bast dyshja e kishte vënë në vitin 2019, kur ishte xhiruar një video për faqen zyrtare të Liverpoolit, e cila megjithatë është publikuar vetëm së fundi.

(Kosova Sot Online)