‘Këpuca e Artë’, Lewandowski në ethe po e pret finishin e Serie A

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 16:53
‘Këpuca e Artë’, Lewandowski në ethe po e pret finishin e Serie A

Ronaldo dhe Immobile janë rreziku më i madh për Lewandowskin në garën për Këpucën e Artë.

Pas dy vitesh, ‘Këpuca e Artë’ do të ketë një tjetër pronar.

Lionel Messi dështoi të shënojë shumë gola në La Liga, duke e lënë këtë çmim në dorë të të tjerëve.

Robert Lewandowski është favoriti numër një për ta rrëmbyer këtë çmim, pasi sulmuesi i Bayern Munich e ka mbyllur sezonin me 34 gola.

Sido që të jetë, derisa të mbarojë Serie A ai nuk të jetë i qetë pasi çmimi i parë i rëndësishëm në karrierë i rrezikohet nga Cristiano Ronaldo dhe Ciro Immobile.

Që të dy kanë shënuar nga 30 gola në Serie A dhe me tri ndeshje të mbetura në Itali, atëherë çdo gjë është e mundur për ta deri në fund. 

(Kosova Sot Online)