S’ka oferta për të shumëpërfolurin e Serie A

  • A.P /
  • 26 July 2020 - 09:17
S’ka oferta për të shumëpërfolurin e Serie A

Pavarësisht se është ndër më të përfolurit në media dhe gjoja se më i kërkuar nga klubet e mëdha, ende nuk ka asnjë ofertë për Kalidou Koulibaly, sipas drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli.

Qendërmbrojtësi i Napolit Koulibaly është në zemër të çdo afati kalimtar viteve të fundit për shkak të, siç thuhet, interesimit të shumë klubeve për të, por prapëseprapë klubi italian thotë se ende nuk ka pranuar ofertë për të.

Ndër klubet më të përfolura në garë për të janë rivalet Manchester City dhe Manchester United, si dhe Liverpooli e Barcelona.

Lajmet e ditëve të fundit sugjeruan se City është favorit për t’i siguruar shërbimet e tij.

Për më tepër, thuhet se qendërmbrojtësi senegalez dëshiron të luajë nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Megjithatë, Giuntoli këmbëngul se asnjë klub nuk ka folur me Napolin për të deri më tani.

(Kosova Sot Online)