Elseid Hysaj dëshiron të qëndrojë te Napoli

  • G.G /
  • 27 July 2020 - 14:18
Elseid Hysaj dëshiron të qëndrojë te Napoli

Pas golit të parë në karrierë në Serie A ndaj Sassuolos të shtunës por edhe të parit për të në Serie A, kapiteni i kombëtares shqiptare është i lumtur me Gattuson në drejtimin e Napolit dhe kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me të kaltrit.

Gjithsesi që kjo të ndodhë Hysaj duhet të rinovojë kontratën me klubin jugor e cila i skadon në verën e vitit 2021.

Për momentin ende nuk ka asnjë tratativë mes palëve përsa i përket një zgjatjeje të mundshme të bashkëpunimit, edhe Hysaj e dëshiron diçka të tillë.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje për rinovimin, mbrojtësi shqiptar mund të transferohet te Roma me Napolin që është i gatshëm ta zëvendësojë me Faraonin e Hellas Veronës.

(Kosova Sot Online)