Andy Ruiz reklamon transformimin, para kthimit në ring

  • S.A /
  • 28 July 2020 - 09:44
Andy Ruiz reklamon transformimin, para kthimit në ring

Tifozët janë befasur nga forma trupore e Andy Ruiz Jr, i cili është shfaqur më i dobët në një video të fundit të publikuar në rrjete sociale, para kthimit të tij në ringun e boksit.

30-vjeçari Andy Ruiz Jr nuk ka dalur në ringun e boksit për meç zyrtar që ka disfata me vendim unanim të gjyqtarëve kundër Joshuas në dhjetor të vitit të kaluar.

Meksikano-amerikani i kishte befasuar tifozët kur kishte rezultuar se peshonte 128.4 kilogramë për atë meç në Arabi Saudite kundër Joshuas.

Në fund, pesha e tij i kushtoi  pasi ai s’arriti të jetë mbresëlënës kundër Joshuas atë natë, duke bërë kështu që t’i humbë titujt e fituar në meçin e parë kundër britanikut.

Megjithatë, Ruiz Jr e ka reklamuar transformimin e tij trupor para kthimit të tij në ring.

(Kosova Sot Online )